Për projektin

Projekti i USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet i implementuar nga Metamorfozis

Qytetarët kanë të drejtë për lajme dhe informata objektive, që janë të bazuara në fakte dhe në standardet profesionale gazetareske.

Projekti i USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, të cilin në afat prej 30 muajsh e implementon fondacioni Metamorfozis, ka për qëllim t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë përgjegjësi nga mediumet, si dhe t’u ndihmojë gazetarëve në zbatimin e standardeve të tyre profesionale, duke siguruar vegla onlajn dhe resurse për edukim dhe ngritje të vetëdijes publike. Qëllimi i projektit për Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet është rritja e kërkesës së qytetarëve për lajme objektive dhe informata të bazuara në fakte dhe në standardet profesionale gazetareske.

Komponentën Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet do ta implementojë fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis (www.metamorphosis.org.mk). Rezultatet e pritura nga projekti përfshijnë:

• Krijimin e Shërbimit për verifikimin e fakteve, i cili do të sigurojë:
o Krijimin e një regjistri të përhershëm publik me të cilin do të dokumentohen një sërë çështjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me kualitetin dhe llogaridhënien e mediave në Maqedoni, nëpërmjet recensioneve profesionale të artikujve dhe analizave të publikuara në ueb-faqen mediumi.vistinomer.mk.
o Hapësirë publike për qytetarët dhe punëtorët profesionalë mediatikë ku do të mbajnë diskutim të strukturuar publik për çështje që kanë të bëjnë me kualitetin e produkteve mediatike nëpërmjet Shërbimit si platformë onlajn.
o Bazë për përfaqësim për llogaridhënie të mediave.
• Rritje të kërkesës në mesin e qytetarëve për lajme dhe informata objektive të bazuara në fakte dhe në standardet profesionale gazetareske, si rezultat i përmbajtjeve të publikuara edukative për edukim publik.
• Nivel i shtuar i vetëdijes publike për standardet e gazetarisë profesionale dhe zbatimin e mendimit kritik si mënyrë për t’iu kundërvënë devijimeve mediatike.
• Vetëdije e shtuar e punëtorëve mediatikë për standardet profesionale që gjenden në kodet relevante, si dhe për obligimin e tyre që ta kërkojnë të vërtetën dhe të raportojnë për të, në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse.

Aktivitetet e projektit përfshijnë:

• Produksion i vazhdueshëm i artikujve analitikë sipas metodologjisë së përcaktuar më parë, të bazuar në kodet etike gazetareske: recensione nga ana e gazetarëve dhe artikuj analitikë, me qëllim që të ngritet edukimi publik dhe të nxiten debate për saktësinë e produkteve mediatike.
• Bashkëpunim me mediat dhe organizatat qytetare në promovimin e gazetarisë objektive dhe profesionale, të bazuar në fakte.

Ueb-faqja zyrtare:

• mediumi.vistinomer.mk [maqedonisht] dhe
• media.vertetmates.mk [shqip]

Blogu për përmbajtjet: mediumi.kauza.mk

Profilet në rrjetet sociale:

• Twitter: @ProverkaNaFakti dhe @VerifikoFaktet
• Facebook: fb.me/ProverkaNaFakti dhe fb.me/verifikimiifakteve

Ekipi i projektit

Udhëheqësi i projektit: Filip Stojanovski
Redaktor i përmbajtjeve në gjuhën maqedonase: Vlladimir Petreski
Redaktor i përmbajtjeve në gjuhën shqipe: Petrit Saracini

Asistente administrative: Liljana Cekiq-Llazorovska
Ueb-administrator: Filip Neshkoski

Lektor: Liljana Petrushevska

Vërejtje: Citimet në artikujt e Shërbimit për verifikimin e fakteve, si dhe titujt e teksteve që recenzohen, publikohen në origjinal dhe pa u lekturuar. Pjesa tjetër e artikujve, gjithsesi, lekturohet. Citimet që merren nga artikujt që janë publikuar në mediat tjera dhe titujt e artikujve të recensuar të mediave nuk lekturohen me qëllim që lexuesi të mund t’i shohë dhe t’i vërejë në origjinal me të gjitha gabimet eventuale – dhe që të fitojë një pasqyrë të vërtetë, si dhe të mund t’i ndjekë recensionet, të cilat ndonjëherë flasin edhe për parregullsitë gjuhësore në artikujt e recensuar.