Për aplikacionin

Qëllimi kryesor i ueb-aplikacionit për arkivim të përmbajtjeve nga mediet është të mundësojë të bëhen “fotografi” (snapshot) të ueb-faqeve dhe ruajtjen e tyre në server të mbrojtur me vulën e kohës kur është bërë “fotografia. “Fotografia” e ueb-faqes duhet të mundësojë dokumentim të përmbajtjes së një ueb-faqeje të caktuar (me përmbajtjet multimediale në të), së bashku me pamjen e saj të plotë në momentim e dhënë kohor, në formë të tekstit (HTML) dhe të fotografisë, si dhe pamje të faqes në format grafik (JPG dhe/ose PNG).


Poashtu, me aplikacionin mund të krahasohen artikujt e publikuar onlajn në ueb-portalet më të mëdha në Maqedoni dhe të paraqiten ngjashmëritë ose dallimet e tyre në formë statistikore mënyrë të kuptueshme dhe vizuale. Poashtu, do të paraqitet në mënyrë vizuale kronologjia e publikimit të artikujve duke filluar nga burimi (ku është publikuar për herë të parë) deri në versionin e tij të fundit, duke i theksuar ndryshimet në formë të përqindjes.